Një muaj paraburgim pasi thyen filialin e një banke Foto: Ilustrim

Një muaj paraburgim pasi thyen filialin e një banke

29 June 2019 15:33

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, të pandehurve L. Sh. dhe D. K.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27.06.2019, në ora 00:45 minuta, dy shtetas të Kosovës, një mashkull dhe një femër të nacionalitetit shqiptar, me forcë kanë thyer derën e filiales “Western Union” në rrugën “ Isa Boletini”, në Gjilan.

“Me këtë veprime të pandehurit, dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘’vjedhje e rëndë”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që po të i caktohej ndonjë masë alternative të pandehurit mund të i përsëritnin veprën”, thuhet në komunikatë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme