17-vjeçarja A.G. e cila dyshohet se u vra të shtunën nga fqinji i saj 58-vjeçar në Vitomiricë të Pejës, ka rezultuar pozitive në koronavirus.
Testi i është bërë, pasi trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për KOHËN drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci.
Ai ka thënë se gjatë ditës pritet të gjurmohen kontaktet e së ndjerës për t’i testuar më pas.
“E ndjera ka dal pozitive pas obduksionit. Pasi që Instituti i Mjekësisë Ligjore ka konstatuar një gjë të tillë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike do i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme. Ende nuk dihet numri i familjarëve të cilët pritet të testohen. 17-vjeçarja do të varroset sot gjatë ditës”, ka thënë Loci.
Trupi i pajetë i 17-vjeçares është gjetur të shtunë. E njëjta dyshohet se është marrë nga fqinji i saj në orën 4:30, më pas dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Më pas, dyshohet se fqinji ka vrarë edhe veten.
Edhe
Prej kur shpërtheu koronavirusi, 34 policë kanë rezultuar pozitivë, 25 janë shëruar
Ndërkohë pas rezultimit pozitiv me koronavirus të 17-vjeçares nga Peja, është vetizoluar prokurori i rastit. Këtë e ka konformuar për KOHËN, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ai ka thënë se ende nuk e kanë pranuar raportin e plotë të obduksionit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, derisa kanë vazhduar me procedurat e tjera hetimore. Sipas tij, pas pranimit të raportit nga IML-ja, do të mund të dihen edhe rrethanat e rastit nga Vitomirica e Pejës.