Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

17-vjeçari vdes në vendin e punës në Prizren

Një 17-vjeçar ka humbur jetën në vendin e tij të punës në një fabrikë në Prizren. Policia e ka konfirmuar rastin për KTV-në duke e cilësuar vdekjen si aksidentale.

“Po ka ndodhur një vdekje aksidentale në një fabrikë të stiroporit në Prizren”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin Prizrenit Hazir Berisha.

Sipas tij, emergjenca e spitalit rajonal të Prizrenit ka pranuar informatën rreth mesdite derisa hetimet janë duke vazhduar hetimet për rrethanat e vdekjes së tij.

Artikuj të ngjashëm