Një person ka vdekur të enjten si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.
Ai fillimisht ishte dërguar për tretman mjekësor në qendrën spitalore rajonale Prizren e më pas edhe në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.
Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit rasti iniciohet dhe mbetet të hetohet.
Ky është rasti i dytë brenda pak javësh në Prizren. Më 30 qershor ka humbur jetën një 17-vjeçar në vendin e tij të punës në një fabrikë.
Artikuj të ngjashëm