Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet I. A , i lindur më 1992.
“I burgosuri, me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës rreth orës 10:10, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
I. A, ishte shtetas i Republikës së Shqipërisë, akuzohej për Veprën Penale; Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve. I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Lidhur me shkaqet e vdekjes, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.
-
14 qershor 2019 11:33
-
Shpërndaje në: