Kronikë

Dy vjet burgim grabitësit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar më dy vjet burg të akuzuarin M.S i cili akuzohet se ka kryer veprën penale grabitje.

I pandehuri akuzohet së më 12 maj në Ferizaj, së bashku me të miturën D.S me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze duke e sulmuar jetën dhe trupin e të dëmtuarës S.H, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme e që vetës t’i sjellin përfitim pasuror, fillimisht i pandehuri e ka kapur me duar për fyti të dëmtuarën duke ia marr me forcë telefonin, ndërsa e mitura D. ia kishte marrë çantën nga krahu.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./KsP.