Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë është gjetur pa shenja një person i moshës rreth 53 vjeçar.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Viktimën e kanë identifikuar familjarët e tij, transmeton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit ,trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion. Rasti është duke u hetuar.