Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë - dega në Rahovec - me të cilin Hilmi Zena, ish-bashkëshorti i Antigona Morinës, do ta vuajë dënimin prej dy vjetësh. Vendimin e formës së prerë e ka mirëpritur mbrojtja e familjes Morina, raporton KTV.
Hilmi Zena, ish-bashkëshorti i Antigona Morinës, e cila vdiq për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme, do ta vuajë dënimin për moskryerje të obligimeve familjare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata e Apelit e ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore të Gjakovës - dega në Rahovec - e cila Zenën e kishte dënuar me dy vjet burgim.
Avokatja Bytyqi –Gashi, në emër të familjes, thotë se ky nuk ishte dënimi meritor megjithatë, sipas saj, pas tetë vjetësh, drejtësia po vihet në vend.
Antigona Morina vdiq tetë vjet më parë nga hemorragjia e vazhdueshme, tri ditë pasi u martua, derisa burri nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore, por e kishte dërguar atë te shehu.
Kurse, në gjykimin e shkallës së parë, Zena ishte shpallur i pafajshëm.
Vetëm pas raportimit të KohaVisionit për vdekjen e Antigona Morinës, Gjykata në Rahovec e kishte dërguar ankesën e Prokurorisë në Apel.