Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për të gjetur Rrustë Rexhepajn nga Peja, që është raportuar si i zhdukur nga 21 maji.
Sipas njoftimit nga policia në Pejë, më 21 maj ishte raportuar rasti për zhdukjen e Rrustë (Halil) Rexhepajn i lindur më 08 dhjetor 1972 në fshatin Raushiq të Pejës, e me banim në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe prokurorin e shtetit kërkojmë nga ju nëse mund të na ndihmoni në arritje të çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi. Në lidhje me këtë personin e lartcekur, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192”, thuhet në njoftimin e policisë.
{gallery}