Në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, dje rreth orës 13:25, gjatë një kontrolle fizike të një të paraburgosuri nga oficerët korrektues, në prezencën e dy zyrtarëve policorë, në rrobat e të paraburgosurit janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.
“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe menjëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës”, bën me dije Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe qëllim të eliminimit të dukurive negative nëpër institucionet korrektuese, SHKK thotë se do të vazhdojë ta ketë primare rritjen e nivelit të sigurisë.