Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Del për peshkim në lumin e Valbonës, mbytet 12-vjeçari

Një 12-vjeçar nga fshati Dragobi i Tropojës është mbytur pasi kishte dalë për peshkim.

I mituri me iniciale J.D. shkoi për të peshkuar në lumin Valbona ditën e djeshme, rreth 200 metra larg shtëpisë së tij. Familjarët e të miturit ngritën alarmin kur vunë re se 12-vjeçari nuk po kthehej.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Forcat e policisë së Tropojës dhe banorë të fshatit kërkuan gjatë gjithë natës për gjetjen e të miturit, por mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i 12-vjeçarit u gjet në shtratin e lumit Valbona pranë Urës së Dragobisë. Nga hetimet paraprake dyshohet se i mituri ka rënë aksidentalisht në lumë, ku për pasojë ka humbur jetën. /tvklan.al