Kronikë

Gjendet mjet i dyshimtë në Jabllanicë

Të hënën në mesditë është gjetur një mjet i dyshimtë i pashpërthyer në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

Ankuesi ka njoftuar në polici se ka hasur në mjetin e dyshimtë teksa ishte duke pastruar një deponi mbeturinash.

Njësiti për deminim i FSK-së ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të sigurt, ka njoftuar policia.