Kronikë

Klement Çala, njëri prej grabitësve në Rinas

Është zbuluar edhe identiteti një prej autorëve të dyshuar të përfshirë në grabitjen spektakolare të aeroportit të Rinasit.

Sipas informacioneve një ndër autorët që po verifikohet për përfshirjen në grabitjen e Rinasit është Klement Çala, 31 vjeç.

Gjithahstu të dyshuar si bashkëpuntor të vjetër të Admir Murataj, është edhe Aleks Pepa, dhe një ish-polic me inicialet M.H.

Ndërkohë deri më tani policia ka mbledhur informacione për këta persona dhe po punon për zbardhjen e plotë të tyre./vizionplus