Një grabitje ka ndodhur në Rinas të Tiranës, rreth orës 15:00 të ditës së martë.
Grabitësit kanë hyrë brenda perimetrit të sigurisë së pistës dhe kanë grabitur disa thasë me para nga një veturë e transportit të vlerave monetare. Dyshohet se ka një viktimë nga kjo ngjarje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk dihet ende sasia e parave të grabitura.
Sipas burimeve, grabitja është kryer brenda pistës së aeroportit nga 4 persona të maskuar, të cilët kanë qenë me një veturë me logo “HETIMI TATIMOR”.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje. Ata kanë ngritur postblloqe për të bërë të mundur ndalimin e grabitësve.
Grabitësit dyshohet se janë larguar drejt fshatit Nikël./TopChannel