Kronikë

Personin e arrestuar në Istog e pret ekstradimi në Maqedoninë e Veriut

Personin e arrestuar në Istog e pret ekstradimi në Maqedoninë e Veriut
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person që ishte arrestuar më 12 mars 2019 në Istog do të ekstradohet për në Maqedoninë e Veriut pasi i njëjti ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e shtetit fqinj.

M.I. i lindur më 1981 ishte në kërkim nga Maqedonia e Veriut për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”. Ai ishte dënuar me 14 vjet burgim, ndërsa kishte ikur nga burgu dhe tashmë i ka për t’i vuajtur edhe rreth 7 vjet.