Kronikë

Pesë të arrestuar pas një rrahje në Lipjan

Janë arrestuar dje pesë persona me dyshimin se janë rrahur ndërmjet veti në Lipjan, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Njëri prej tyre raportohet se ka pësuar lëndime trupore, transmeton Koha.net.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti. Si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thotë PK.