Kronikë

Në pranga shqiptari që rrahu brutalisht vajzën e tij në Greqi

Një 48-vjeçar shqiptar u arrestua sot në Volos, Greqi pasi rrahu barbarisht vajzën e tij 16-vjeçare.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur dje në mbrëmje.

48-vjeçari e ka thirrur vajzën jashtë shtëpisë dhe e ka goditur me forcë në kokë dhe në qafë.

Pas kësaj 16-vjeçarja u transferua në spitalin e Volos për të marrë kujdesin e duhur shëndetësor, ndërsa mësohet se ajo është jashtë rrezikut për jetën, raporton Top Channel.

Ndërkohë nuk është bërë i ditur ende identiteti i babait, ndërsa ngjarja i ka kaluar për hetim policisë së zonës.