Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zv.ministri Nerjovaj në Gjykatë, i mohon akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Zëvendësministri i Administratës Publike, Bujar Nerjojvaj, i cili i kishte rënë pishman idesë për pranim të fajësisë të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.

Ai ka thënë se ndihet i pafajshëm.

Në shqyrtimin kryesor ndaj tij, Prokuroria ka marrë në pyetje tre dëshmitarë në këtë rast.

Inspektori i Ndërtimtarisë, Ruzhdi Daka, gjithashtu është pyetur se përse nuk ishin rrënuar objektet e hoteleve “Kaqinari” dhe “Centrum”.

Në seancën e radhës, në muajin maj, do të merret në pyetje ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

Bujar Nerjovaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare sa ishte drejtor i Inspeksionit në Prizren.

Edhe Zëvendësministri Nerjovaj shpallet fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare Arbëri Zëvendësministri Nerjovaj shpallet fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Sipas aktakuzës, në këtë cilësi, gjatë periudhës 2011-2013, nuk i ka siguruar kushtet për t’i ekzekutuar rrënimet e katër objekteve hoteliere në afërsi të Sheshit “Shatërvan” në Prizren, në zonën historike të qytetit.

Si shkak i mospagesës së detyrimeve, vlerësohet se buxheti i Komunës së Prizrenit u dëmtua për më shumë se 36 mijë euro.