Dy të rinj serbë janë plagosur mbrëmë në Mitrovicën veriore kur në lagjen e boshnjakëve i ka sulmuar jë grup shqiptarësh, transmeton Kossev lajmin e radio kontakt plus-it.
Incidenti ka ndodhur në rrugën “Nemania” rreth orës 20:30, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParaprakisht, siç njoftohet, verbalisht ishte sulmuar motra e njërit nga dy serbët e plagosur.
Atyre u është dhënë ndihma në qendrën klinike spitalore në Mitrovicën veriore ku ata janë hospitalizuar.
Babai i njërit nga të sulmuarit, Dragoslav Kostiq, ka thënë se 30 shqiptarë kishin sulmuar djalin e tij dhe shokun.
Koha.net ka provuar mëngjesin e sotëm të kontaktojë me Besim Hotin, zëdhënës i Policisë së Kosovës në veri, por ai nuk e ka hapur telefonin.