Kronikë

Motra rrah vëllanë në Prishtinë

Foto: Koha / ilustrim

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Prishtinë.

Pas një mosmarrëveshje, motra ka sulmuar vëllanë i cili më pas është detyruar të marrë trajtim mjekësor.

“Viktima mashkull, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga motra e tij e dyshuara femër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.