Kronikë

Në Ferizaj tentohet të rrëmbehet një vajzë

Në fshatin Bibaj të Ferizajt më 3 mars rreth orës 16:50 është tentuar që të rrëmbehet një vajzë, nga një i panjohur, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Viktima femër K/Shqiptare ka njoftuar se një i dyshuar mashkull i panjohur ka tentuar me forcë ta futë në veturën e tij. Viktima ka rezistuar dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Policia shton se viktima ka pësuar lëndime trupore ku edhe ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Ferizajt.