Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Treni shkel për vdekje 51 vjeçarin në Pejë

Një 51 vjeçar ka vdekur gjatë ditës së sotme në Pejë pasi është shkelur nga treni, ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 01.03.2019 rreth orës 05:42 është informuar për një rast i cili ka ndodhur në Pejë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Në vendngjarje ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, S.L. m/k/sh i lindur (1968). Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe Instituti i mjekësisë ligjore (IML) dhe nga këta të fundit është tërhequr trupi i pajetë për obduksion”, thuhet në komunikatë.

Hetuesit rajonal te DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast.

Lidhur me detajet tjera do të informoheni me kohë, thotë PK.