Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një burrë në Vushtrri për dhunë ndaj një gruaje

Foto: Koha / ilustrim

Në Stacionin Policor në Vushtrri është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim trupor’.

Sipas deklarimit të ankueses/viktimës, bëhet e ditur se ajo ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull shqiptar dhe si pasojë e lëndimeve viktima ka kërkuar tretman mjekësor, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bazuar në deklaratën e ankueses dhe elementeve tjera rrethanore, përfshirë provat materiale, janë ndërmarrë veprime të nevojshme policore, të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është hetuar si vepër penale ‘lëndim trupor’ dhe ‘dhunë në familje’.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.