I është caktuar masa e ndalimit për 48 orë zyrtarit të Arkivit të Ministrisë së Drejtësisë, Xheladin Krasniqi, që kishte kërcënuar komunitetin LGTB.
Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKush bën thirrje për vrasje të pjesëtarëve të komunitetit LGBTI
“Lidhur me rastin e kërcënimit ndaj LGBT, pas veprimeve policore me aktvendim te prokurorit kompetent, një personi të dyshuar, iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. PK vazhdon me hetimet policore”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Koha.net.
Krasniqi kishte sugjeruar heqje koke në një koment në faqen e Qendrës Multimedia për shfaqjen teatrale “55 Shades of Gay”.