Një muaj paraburgim, rrezikoi trafikun urban në Prizren

Një muaj paraburgim, rrezikoi trafikun urban në Prizren

14 shkurt 2019 11:00

Prizren, 14 shkurt – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.S. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, rrezikimi i trafikut publik .

Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 11.01.2019, rrethe orës 19:20 minuta, në rrugën “Tirana” të Prizrenit në drejtim të rrugës “Wiliam Woker” i pandehuri, duke drejtuar automjetin e markës “VVPasat 35 I”, nga pakujdesia në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor, ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve. Ai nuk e ka përshtat shpejtësinë e lëvizjes brenda vendbanimit me kushtet dhe rrethanat në rrugë, në atë mënyrë që kur e dëmtuara – këmbësorja me inicialet F.D. në vendkalimin e shenjëzuara për këmbësor ndërmerr veprimin e kalimit të rrugës, duke mos e ndalur automjetin e tij e godet këmbësoren, e cila si pasojë e lëndimeve të pësuara dërgohet në emergjencën e Spitalit Regjional të Prizrenit trajtim mjekësor.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme