Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person gjendet i varur në Dubravë të Istogut

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur i varur pasditen e së dielës në fshatin Dubravë të Istogut.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Koha.net duke thënë se dyshohet që bëhet fjalë për vetëvarje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se me të marrë informatën, njësitë përkatëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Ai ka konfirmuar se viktima është e gjinisë mashkullore.

​Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë për KP se trupi i viktimës është dërguar për kryerjen e obduksionit.

“Një person dyshohet se është vetëvrarë sot pasdite ne fshatin Dubravë të Istogut. Viktima është rreth moshës 18 vjeçare i gjinisë mashkullore. Prokurorja kujdestare ka dal në vend të ngjarjes, dhe me urdhër të saj trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka treguar Nikçi.