Sot nga njësitet policore të stacionit të Qendra në Prishtinë, është kryer një operacion policor me ç’ rast është arrestuar një i dyshuar për veprën penale falsifikim dokumenti dhe vendosje e përmbajtjes së pavërtetë, njofotn kumtesa , transmeton Koha.net.
I dyshuari, N. Murtezi, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet me bazë të ketë falsifikuar dokumentin e të kaluarës kriminale, me qëllim që të njëjtin ta përdorë për punësim.
Ndërkohë që në rrugë operative polica ka marrë informacione për veprimet e të dyshuarit ka kryer veprimet e nevojshme hetimore të cilat kanë rezultuar me arrestimin e tij.
I njëjti pas arrestimit është intervistuar nga ana e policisë për të vazhduar më tej në procedurë.
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet
-
Arrestohet një shtetas serb, i dyshuar për mashtrim me një pronë në Prishtinë
-
Me dokumente false ia barti pronën e dikujt personave të tjerë, arrestohet
-
Arrestohet i dyshuari për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me prona të AKP-së
-
Arrestohet një person për falsifikim dokumentesh