14 vjet burgim i ka dhënë Gjykata Themelore në Prizren të akuzuarit Remzi Shala për krime lufte.
Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit Remzi Shala, me pseudonim “Molla e kuqe”, nga fshati Shirokë, Komuna e Suharekës.
Kjo për shkak se, sipas Gjykatës, në bashkëkryerje ka kryer veprën penale "krime lufte kundër popullsisë civile".
"I akuzuari me iniciale R.SH. nga fshati Shirokë Komuna e Suharekës, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 14 vjet burgim, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 24.05.2019 e deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi", u tha në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.
-
Remzi Shala dënohet me nëntë vjet e gjysmë burgim për krime lufte
-
Remzi Shalës, të akuzuarit për krime lufte i zbutet dënimi
-
Ish-komandanti i UÇK-së dënohet me 9 vjet e 6 muaj burgim
-
Shala deklarohet i pafajshëm për krime lufte, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues
-
Prokuroria dhe pala e dëmtuar kërkojnë që Remzi Shala të shpallet fajtor për krime lufte