Të maskuar i hyjnë në lokal dhe i vjedhin 1000 euro

Të maskuar i hyjnë në lokal dhe i vjedhin 1000 euro

13 January 2019 11:17

Një person ka raportuar se në lokalin e tij në Podujevë i janë vjedhur 1000 euro.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se për deri sa ishte në lokalin e tij duke punuar tre të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve të zjarri kanë grabitur rreth 1000 euro para të gatshme”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje, policia thotë rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme