Dy persona vdesin në një aksident në Ferizaj Foto: Ilustrim

Dy persona vdesin në një aksident në Ferizaj

16 December 2018 09:49

Dy persona kanë vdekur në një aksident që ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të së dielës në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se sipas raporteve të para, ngasësi i veturës Opel Tigra, me targa vendore (E.M. 27-vjeçar) duke mospërshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë, me ç’rast vozitësi dhe pasagjeri (21-vjeçar), sipas mjekëve, kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Si pasojë, ngasësi i veturës ka ndërruar jetë në Emergjencën e Ferizajt, kurse pasagjeri është dërguar në QKUK dhe pas një kohë i njëjti ka vdekur. KTV merr vesh se të dy viktimat janë nga komuna e Gjilanit. 

Trupat e pajetë të viktimave, me urdhër të Prokurorit, janë dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme