Kronikë

Policët lënë veturën në autolarje, të dyshuarit e marrin dhe e vozisin nëpër Pejë

Policët lënë veturën në autolarje, të dyshuarit e marrin dhe e vozisin nëpër Pejë

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi i cili kishte marrë veturën e policisë dhe e ka vozitur nëpër Pejë.

Prokuroria njofton se dy policët kishin lënë veturën zyrtare golf 5 në autolarje dhe kanë dalë në qendër tregtare deri në pastrimin e saj. Gjatë kësaj kohe, i pandehuri L.K me kapelë të policisë në kokë kishte marrë veturën dhe ka bërë video të cilën e ka postuar në YouTube.