Kronikë

Një i lënduar në aksidentin “Te Rrethi” në Prishtinë

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe një veture.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit “Rrethi i Flamurit”. Siç shihet në fotografi, në vendin e ngjarjes kanë dalë autoambulanca dhe Policia.

Sipas Policisë i lënduar ka mbetur një i mitur që ka qenë pasagjer në veturë ndërsa infermierët shëndetësor kanë deklaruar për KosovaPress se ai ka marr lëndime të lehta.

Për shkak të këtij aksidenti rruga që të çon për në Veternik është bllokuar dhe është krijuar një kolonë e gjatë e veturave.