Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 18.05.2018.
Me anë të këtij aktgjykimi, të akuzuarit B. R., I. B., E. G., M. M. dhe F. R., janë liruar nga akuza dhe atë B. R. dhe I. B., për shkak të veprës penale, për secilën veç e veç, “Shtytja në kryerjen e veprës terroriste” nga neni 141 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të akuzuarit E. G. dhe M. M., për shkak të veprës penale, për secilin veç e veç, “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar etnik” nga neni 147 par. 2 lidhur me par. 1 të këtij kodi, si dhe i akuzuari F.R., për shkak të veprës penale “Thirrje për rezistencë” nga neni 411 par. 1 i të njëjti ligj, me arsyetim se me provat e procedura në shqyrtimin gjyqësor nuk është vërtetuar se në veprimet e të akuzuarve përmbushën elementet e veprave penale në fjalë”, thotë Gjykata e Apelit e Kosovës në njoftimin për media.
Gjykata e Apelit, pasi ka shqyrtuar ankesat e prokurorisë, por edhe sipas detyrës zyrtare, konstaton se aktgjykimi i shkallës së parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, dhe se në mënyrë të drejtë dhe të plotë është vërtetuar gjendja faktike.