Kronikë

U hedh sprej pastaj rrah nënën dhe bashkëshorten në Pejë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë pasi ka rrahur nënën dhe bashkëshorten tij.

Policia raporton se gjatë ushtrimit të dhunës në dhomë kishte hedhur sprej.

Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një revole me një karikator dhe 10 fishekë.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.