Një operacion antidrogë është zhvilluar ditën e sotme në Acilia të Romës, ku janë arrestuar 13 persona, mes tyre edhe këngëtarja shqiptare Elsa Lila, e cila sipas mediave italiane, konsiderohet si financierja e grupit.
Mes të arrestuarve shumica e tyre janë refugjatë në Itali dhe kanë prejardhje shqiptare. Përveç Lilës, u arrestua edhe boksieri Petrit Bardhi i njohur si “Titty”, shkruan "ilmessaggero".
I arrestuar është edhe Arben Zogu, i njohur si “Riccardiono”, i cili bashkë me Bardhin ishin pjesë të klanit të vëllezërve Guarnera, një bandë italo-shqiptare që merret me trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali dhe më pas shpërndarjen e tyre atje.
Sipas mediave italiane, operacionet e grupit koordinoheshin nga një lokal i lojërave të fatit që gjendej në Acilia. Menaxhere ishte këngëtarja e arrestuar Elsa Lila.
-
“Si në Shqipëri është këtu”, dalin përgjimet që “fundosën” Elsa Lilën
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë
-
Gjashtë të arrestuar për komplotin për rrëmbimin e trafikantit shqiptar të drogës
-
Shkatërrohet rrjeti sirian: Paratë e drogës i shndërruan në ar që u transportua edhe në Kosovë
-
Operacion i madh antidrogë, 52 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri