Arrestohen dy meshkuj e një femër të dyshuar për shantazh ndaj një mjeku në Gjilan Foto: Koha / ilustrim

Arrestohen dy meshkuj e një femër të dyshuar për shantazh ndaj një mjeku në Gjilan

20 November 2018 10:37

Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 18:20 janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër të dyshuar për shantazh ndaj viktimës mashkull.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa”, ndërsa Policia thotë se të dyshuarit e kanë shantazhuar viktimën mashkull me profesion mjek, të cilit ia kanë marrë 2000 € para.

“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme