Arrestohet Burdushi, në shtëpinë e tij u gjetën edhe armë Foto: KosovaPress

Arrestohet Burdushi, në shtëpinë e tij u gjetën edhe armë

16 November 2018 14:09

Policia e Prizrenit ka arrestuar Hysri Peqanin, mjekun popullor të njohur me emrin Burdushi.

Lajmin për arrestimin e Burdushit e ka konfirmuar për KosovaPress prokurori i rastit Petrit Kryeziu.

Sipas tij Peçani është i dyshuar për veprat penale shmangie tatimi dhe mashtrim.

“Gjatë bastisjes janë gjetur armë dhe municion dhe po ashtu janë sekuestruar dëshmi tjera materiale që duhen për hetime të mëtutjeshme”, tha Kryeziu.

Peqani me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Ditë më parë Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për veprën penale mashtrim.

Sipas Prokurorisë ai kishte marr nga një person 2 mijë euro për shërimin nga depresioni.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme