Në fshatin Morinë, Gjakovë, dje është ndalur nga policia një furgon me tabela vendore, me vozitës të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, i cili ka transportuar nga territori i Shqipërisë në territorin e Kosovës, gjashtë pasagjerë meshkuj dhe një femër të dyshuar shtetas të Shqipërisë.
“Të dyshuarit (pasagjerët) kufirin e kanë kaluar në këmbë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit shtetas shqiptarë pas arrestimit janë dërguar në Gjykatën për Kundërvajtje Gjakovë, ku i janë shqiptuar dënimet me gjobë”, thuhet në raportit e policisë.
Me urdhër të gjykatës, shtetasit shqiptarë janë dërguar deri në pikën kufitare Vërmicë e më pas kanë kaluar në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Vozitësi vazhdon të hetohet nga hetuesia e DRPK-së.