Kronikë

Tre të arrestuar për kanosje në Vushtrri

Policia në Vushtrri ka arrestuar tre persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kanosje.

Arrestimi i të dyshuarve është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, pasi tre të dyshuarit në rrugën ‘Lidhja e Lezhës’ në Vushtrri kanë kanosur viktimën e rastit B. Sh., 39 vjeçar.

Tre të dyshuarit e arrestuar: B. Sh., 29 vjeçar, M. Sh., 60 vjeçar dhe B. Sh., 29 vjeçar, pas procedurave të intervistimit u është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale ‘kanosje’.