Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri me dyshimin se personi ka kryer veprën penale “kanosje”.
Arrestimi është kryer të hënën mbrëma, ka njoftuar Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Jugut.
“Njësitet policore e kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin Sh.Sh.,56 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, pasi i njëjti ka kanosur ankuesin mashkull kosovar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme procedurale të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe hetohet për veprën penale kanosje. Pas procedurës së intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.