Në fshati Greikoc të Suharekës, dje një punëtor është lënduar duke punuar.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se ai ishte duke punuar në një shtëpi me ç’rast ka rënë nga 3 metra lartësi.
Ai është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.
“Njësitë përkatëse policore dhe Inspektori i punës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.
Kujtjojmë se Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka kërkuar nga inspektorët e punës që të intesifikojnë punën për kryerjen e detyrave, në inspektimin dhe kontrollimin e kushteve dhe masave të sigurisë dhe shëndetit në punë, me theks të veçantë në sektorin e ndërtimtarisë.
-
Në Suharekë një person bie nga lartësia 4 metra në vendin e punës
-
Lëndohet rëndë një punëtor në Suharekë, u rrëzua nga një objekt në ndërtim
-
Lëndohen dy persona në vendin e punës, njëri ra nga lartësia
-
Lëndohet një punëtor në Suharekë gjersa ishte duke punuar
-
Lëndohet një punonjës në një fabrikë në Suharekë