Kronikë

Në Durrës nipi vret gjyshen e më pas vetëvritet

 

25-vjeçari Ersid Curri, që dyshohet se vrau gjyshen e tij 80-vjeçare Hurme Curri dhe më pas edhe veten në rrethana ende të paqarta, nuk ishte një emër i panjohur në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ai rezulton se kishte rreth një vit që kishte dalë nga burgu pas një dënimi për vrasjen e një bashkëmoshatari të tij në një lokal në zonën e plazhit, kur ishte vetëm 14 vjeç, raporton tch.