Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

10 vjet burgim të akuzuarit që e vrau gruan në Gjermani dhe ia plagosi vajzën e shoqen

Gjykata Themelore në Ferizaj, e ka dënuar me dënim unik prej 10 vjetësh burgim efektiv të akuzuarin Afet Gunter Vila për vrasjen e gruas më 2002 në Gjermani dhe për therje me thikë të shoqes e vajzës së gruas.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Gunter Vila u shpall të enjten, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktgjykimit, për veprën penale “Vrasje” nga dispozitivi i parë, i akuzuari u dënua me 8 vjet burgim, ndërsa për veprën penale “Plagosje e rëndë” nga dispozitivi i dytë, me 3 vite burgim. Ndaj të njëjtit, gjykata shpalli dënim unik në kohëzgjatje prej 10 vjetësh burgim efektiv.

Të dëmtuarit kanë hequr dorë nga kërkesa parurore-juridike.

Ndryshe, sipas aktakuzës, më 9 nëntor 2002, në dhomën e pritjes të banesës së përbashkët familjare në rrugën “Dietrichstrase”, nr.4 në Bad Oeynhause, Republika e Gjermanisë, Afet Gunter Vila me dashje e kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij I.G., pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishte me tani të ndjerën gjatë periudhës njëvjeçare sa kishin jetuar së bashku në banesë.

Në aktakuzë thuhet se për shkak të xhelozisë që i pandehuri e kishte ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën dyshonte se po e tradhtonte me persona të tjerë, në ditën kritike i pandehuri kishte tentuar ta marrë në telefon disa herë, por bashkëshortja e tij nuk ishte lajmëruar pasi e kishte harruar telefonin në banesë, derisa me shoqen e saj D. kishin shkuar për të marrë me qira disa CD me filma. Pas kthimit në banesë filloi grindja. Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri pas kësaj ishte acaruar dhe më shumë duke e përmbysur një tavolinë, e pastaj I. e kishte kërcënuar me fjalët “Ti do të vdesësh”, kurse D., shoqes së I. i kishte kërkuar që të largohej nga banesa, me ç’rast e njëjta kishte refuzuar.

Edhe Burgim i përjetshëm për kosovarin në Gjermani që e vrau bashkëshorten Kronikë Burgim i përjetshëm për kosovarin në Gjermani që e vrau bashkëshorten

Në një moment, i pandehuri e kishte marrë një thikë nga kuzhina me teh rreth 20 cm, me të cilën kishte goditur një herë D.-shoqen e I. në pjesën e kraharorit e pastaj H.-vajzën e I. në pjesën e barkut, e pastaj ishte afruar I., të cilën e kishte goditur tri herë me thikë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse për shkak të gjakderdhjes së madhe, kështu e njëjta të nesërmen kishte vdekur në spitalin e Bad Oeynhausenit.

Kështu, ai dënohet për vrasjen e bashkëshortes, plagosjen e vajzës së bashkëshortes, e mitura 14-vjeçare, dhe shoqen e bashkëshortes.