Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 10 persona në Pejë, të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm dhe për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.
Sipas njoftimit nga Policia, ngjarja ka ndodhur në Qendrën zejtare në Pejë.
“Policia është futur në lokal dhe aty janë hasur dhjetë persona të dyshuar brenda duke luajtur bixhoz, me ç’rast edhe nuk kishin respektuar urdhëresën nga Qeveria për masa mbrojtëse ndaj Covid-19”, thuhet në njoftim.
Njoftohet se në vendin e ngjarjes nga hetuesit janë gjetur prova dhe dëshmi të mjaftueshme, para dhe gjësende tjera, në lidhje me veprën.
Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur edhe inspektorët komunal të cilët e kanë mbyllur lokalin.
"Të gjithë të arrestuarit, H.K.(1980); R.B.(1977); B.U.(1966); S.K.(1953); C.L.(1976); M.T.(1972); I.B.(1973); B.G.(1961); H.R.(1973); S.K.(1976) janë shoqëruar në stacion policor Pejë dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit përkatës i dyshuari i parë, (pronari i lokalit) është ndaluar në Qendrën e mbajtjes, ndërsa të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore", thuhet tutje në njoftim.
-
Arrestohen shtatë të dyshuar për bixhoz të paligjshëm dhe thyerje të masave anti-COVID
-
11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë
-
Ndalohen 12 persona për skema piramidale dhe bixhoz
-
10 të akuzuar për organizim të bixhozit në Deçan
-
Vushtrri, tre të arrestuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz