Kronikë

Kërkohet t’i caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit që iu kap laboratori i drogës në Leposaviq

Prokuroria Themelore në Mitrovicës ka kërkuar që t'i caktohet masa e paraburgimit të pandehurit R.V., që u arrestua për laboratorin e drogës në Leposaviq.

Në njoftimin e së hënës, Prokuroria njoftoi se i pandehuri nga një datë e pacaktuar deri më 24 shkurt ka kultivuar, përpunuar, nxjerrë ose përgatitur substanca narkotike në shtëpinë e tij në fshatin Graniqane të Leposaviqit.

“Gjatë kontrollit nga policia në shtëpinë e të pandehurit, në njërën nga dhomat janë gjetur njëzetetre (23) saksi të mbjella me bimë të dyshuara të kanabisit me gjatësi 80.185 cm, llamba elektrike me nxehëse elektrike, nxehëse që mban temperaturë konstante, foli alumini me të cilin ishte mbuluar dhoma dhe preparate për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa dhoma tjetër ishte djegur dhe janë vërejtur pajisjet e djegura që janë shfrytëzuar për kultivimin e bimëve narkotike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I pandehuri gjendet në ndalim nga 24 janari.

Policia e Kosovës ka publikuar pamje të laboratorit ku dyshohet se është zhvilluar aktiviteti kriminal.