Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën është raportuar për djegien e dy vilave.
Rasti i parë është cilësuar si “zjarrvënie” dhe ka ndodhur në Leposaviq rreth orës 15:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është djegur vila e tij. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërkohë që rasti tjetër ka ndodhur në Ferizaj rreth orës 16:00 dhe është cilësuar si “incident zjarri”.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është djegur vila e tij. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë.
Të dy rastet thuhet se janë në procedurë hetimore.