Policia e Kosovës të mërkurën ka njoftuar për arrestimin e shtetasit kosovar V.A. në Ferizaj, për të cilin kishte urdhërarrest ndërkombëtar.
Sipas Policisë, 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Norvegjia për veprën penale “vrasje”, të cilën dyshohet se e ka kryer më 7 tetor të vitit 2021 në Oslo.
“Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara”, thuhet një njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje që po kërkohej nga Danimarka
-
Kërkohej nga Danimarka për vrasje, arrestohet në Prishtinë
-
Arrestohet në Prizren 37-vjeçari i kërkuar për vrasje që nga viti 2015
-
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje në tentativë