Një grua është gjetur pa shenja jete të dielën në Drenas.
Policia ka njoftuar të hënën se vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
Nuk dihen ende rrethanat për vdekjen e saj, megjithatë është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.
Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.