Një person ka pësuar lëndime trupore të shtunën në Kamenicë, si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në shtëpinë e tij në fshatin Busavatë.
Policia ka njoftuar të dielën se zjarri dyshohet që ka shpërthyer kur motra e viktimës e ka ndezur kaminin dhe aksidentalisht është përfshirë dhoma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas mjekëve ka djegie të shkallës së parë.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.