23-vjeçarja që mori lëndime të rënda pasi i ra në kokë një pjesë e kulmit të objekti të Komunës së Prishtinës, do të futet në një operacion nga neurokirurgët, ka njoftuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
Ai i ka thënë KOHËS se pacientja ka kryer CT-në e dytë kontrolluese, e pas operacionit do të transferohet në mjekimin intensiv.
“Ju konfirmojmë se aktualisht, pas CT-së së dytë kontrolluese, pacientja po i nënshtrohet një operacioni nga neurokirurgët në sallën emergjente. Pas operacionit pritet të transferohet në Mjekim Intnesiv Qendror për trajtim të mëtejmë”, ka thënë Fazliu.
Ajo ishte pranuar me lëndime në kokë dhe gjendja ishte stabile.
Policia e Kosovës ka inicuar hetim mbi rastin, e këtë e ka kërkuar edhe kreu i Prishtinës, Përparim Rama.
-
Policia e Prokuroria s’japin informacione mbi hetimet për rënien e pullazit të “komunës së re”
-
Një 23-vjeçare lëndohet rëndë pas rrëzimit të çatisë së “komunës së re”
-
Rama kërkon hetim për lëndimin e 23-vjeçares nga rënia e kulmit të Komunës
-
Një e lënduar pas rënies së kulmit të ndërtesës së Komunës në Prishtinë
-
Hapet hetim për lëndim të rëndë trupor, gruaja u dërgua dy herë në spitalin e Mitrovicës e në QKUK